HEC-et, prodhuesit e vegjël: Qeveria të mbaj premtimin, likujdim brenda 6 muajsh
Qeveria ka nisur shlyerjen e borxheve ndaj HEC-eve të vegjël.Nënkryetari i Shoqatës së Prodhuesve Shqiptar të Energjisë, Vasil Gjika, shprehet se aktualisht shteti ka paguar vetëm këstin e radhës dhe bën apel që të mbahet premtimi i dhënë për shlyerjen e borxheve brenda 6 muajve. Ndërkohë në lidhje me uljen e çmimit të energjisë që shesin këto HEC-e, Gjika deklaron se është rritur shqetësimi tek investitorët e huaj.Tiranë-Qeveria ka nisur të shlyejë borxhet e akumulara në 10 muajt e fundit ndaj prodhuesve të vegjël të energjisë.Nën.kryetari i Shoqatës së Prodhuesve të Energjisë së Rinovueshme, Vasil Gjika, shpjegon se aktualisht është realizuar vetëm shlyerja e këstit të radhës, por kërkojnë që qeveria të mbaj premtimin dhe të shlyejë borxhet brenda 6 muajveProdhuesit e vegjël të energjisë kanë hasur një sërë problemesh për shkak të mospagesës nga qeveria.Ndërkohë në lidhje me uljen e çmimit të energjisë që shesin prodhuesit e vegjël, Vasil Gjika, deklaron se kjo ka shqetësuar investitorët e huaj dhe ka shtuar presionin për të rishikuar këtë vendim.Me anë të një njoftimi për shtyp Ministria e Energjisë bëri me dije se brenda pak ditëve janë shlyer 11 milion USD nga rreth 60 milion USD që shkon detyrimi total i akumuluar që prej muajit shkurt.Brenda janarit të vitit të ardhshëm pritet që Koorporata Elektroenergjitike të mund të shlyejë borxhet e 6-mujorit të parë të vitit 2014, ndërsa brenda prillit do të likujdohen të gjitha borxhet e akumuluara nga viti 2014.