Dogana e Kapshticës zbulon 5 klandestinë të fshehur në një kamion

Kapen 5 klandestinë sirianë në doganën e Kapshticës. Rreth orës 16:30 të pasdites së sotme, në Degën Doganore të Kapshticës, doganierët e kësaj dege sëbashku me forcat e Policisë së Shtetit, pas dyshimeve të lindura nga kontrolli i një kamioni që vinte nga Turqia, kryen kontrollin fizik të tij duke zbuluar brenda në mjet të fshehur 5 klandestinë.Kamioni me targa 35 S 24 27 kishte hyrë në territorin doganor në Kapshticë ditën e sotme, i ngarkuar me elektroshtëpiake.Në fillim doganierët kanë konstatuar cënimin e elementëve të sigurisë, pasi kavo ishte shkëputur dhe më pas e bashkuar formalisht.Menjëherë është kryer kontrolli fizik i mjetit, me praninë edhe të forcave të policisë, duke zbuluar 5 klandestinët e fshehur brenda në kamion.Itinerari i përshkuar nga ky mjet ishte Turqi-Greqi-Shqipëri. Në vendngjarje gjenden edhe forcat e Policisë së Shtetit të cilëve i kanë materialet për procedim të mëtejshëm.Ky është rasti i dytë brenda këtij viti që Dogana Shqiptare zbulon klandestinë të fshehur në kamion, pas atij të ndodhur në 11 nëntor 2014 në Doganën e Tiranës, ku u zbuluan 7 klandestinë të fshehur në një kamion i cili vinte po nga Turqia.1012149