Bregu akuza qeverisë, ish-Ministrja thotë se është harruar integrimi

Pas marrjes së statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Europian, qeveria e ka harruar proçesin e integrimit.Ky është mendimi i ish-Minstres së Integrimit, Majlinda Bregu, sot drejtuese e Komisionit Parlamentar për këtë çështje.Bregu theksoi se sot Shqipëria nuk ka një datë për hapjen e negociatave, kjo jo për efekt të zgjerimit por problemeve madhore në vend.Ndërsa zëvendës.shefi i delegacionit të Bashkimit Europian,Clive Rumbol, kërkoi bashkëpunim të faktorëve politik, për të mos e parë integrimin si betejë politike, por si të mirë për qytetarët.Deklaratat erdhën gjatë konferencës së fondacionit "Shoqëria e hapur për Shqipërinë", ku u publikua raporti i monitorimit qytetar i marrëveshjes së stabilizim asocimit dhe udhërrëfyesit mbi pesë prioritetet.Raporti theksonte se nga 14 çështje që përmban plan i veprimit, 6 janë zbatuar, 5 janë zbatuar pjesërisht dhe 3 nuk janë zbatuar.