Turizmi si mundësi zgjidhje për zhvillimin e zonave malore

Bujqësia në zonat malore nuk ka mundur që të ulë varfërinë, duke i detyruar banorët të largohen nga këto zona. Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, deklaroi se tashmë është e rëndësishme që në këto zona të vihen në përdorim potencialet turistike dhe bujqësore për të larguar varfërinë.Tiranë- Banorët e zonave malore kanë braktisur zonat ku banojnë të detyruar nga varfëria.Drejtori i Agjensisë për zhvillimin rural dhe integrimin e zonave malore, Rrustem Strugaj, kërkoi më shumë mbështetje për të ulur varfërinë, duke mbështeturturizmin dhe bujqësinë.Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, e përcaktoi varfërinë si një sfidë e cila mund të fitohet duke zhvilluar turizmin, por edhe bujqësinë familjare.