Dëmtimi i pyjeve, gati memorandumi 10-vjeçar për ndalimin e eksportit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Dhjetor 2014, 18:10
Pyjet janë duke vdekur, ndaj duhet një moratorium 10-vjeçar për ndalimin e eksportit të lëndës drusore.Ministria e Mjedisit ka gati projektligjin, të cilin e ka zbardhur vetë Ministri Lefter Koka në seancën e sotme plenare. Gjatë fjalës së tij, Ministri e ka konsideruar gjendjen e pyjeve alarmante.Kreu i mjedisit fajësoi pushtetin lokal për situatën mjerane që janë pyjet e administruara prej tyre.Ministri Koka foli për gjendjen e pyjeve në Shqipëri në një interpelancë të thirrur nga deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Pirro Kapurani.