Xhihadistët, 5000 jetë të marra në një muaj. Kryeson Iraku me 1770 viktima

5000 persona kanë humbur jetën vetëm në muajin e fundit për shkak të sulmeve xhihadiste në botë. Shifrën e frikshme e raporton BBC, pas një studimi të realizuar në bashkëpunim me King's College të Londrës.Studimi ka marrë në analizë muajin nëntor 2014, gjatë të cilit janë kryer 664 sulme nga xhihadistët në 14 vende të ndryshme, me një mesatare prej 168 vdekjesh në ditë.Më shumë se 2000 prej viktimave raportohet të jenë civilë, ndërsa 80% e të vrarëve janë përqendruar në katër shtete: Irak, Nigeri, Siri dhe Avganistan. Ndërsa mbi 1700 viktima kanë qenë personel ushtarak.Iraku mban vendin e parë si shteti më i rrezikshëm, në të cilin kanë ndodhur 233 sulme, prej nga kanë humbur jetën 1770 vetë.Në vend të dytë, por me diferencë të madhe, vjen Nigeria, me 786 viktima nga 27 sulme, të gjitha nga organizata Boko Haram. Kjo e fundit ka kryer sulme edhe në Kamerun, Somali dhe Kenia.Pothuajse të njejtin numër viktimash ka pasur edhe në Afganistan, ku prej sulmeve të talibanëve janë vrarë 782 persona, por ndryshe nga vrasjet masive në Nigeri, aty ka pasur mjaft sulme individuale si vrasja e shefit të policisë në Kandahar më 9 nëntor.Në pamjet e regjistruara nga kamera e brendshme e rajonit të policisë, mund të shihet se me sa lehtësi vrasësi ngjit shkallët e godinës dhe madje pyet edhe dy oficerë për zyrën e shefit të tyre. Dhe pasi mbërrin në zyrë hedh veten në erë, duke marrë jetën e objektivit.Në vend të katërt renditet Siria, ku muajin e kaluar kanë humbur jetën 693 persona, nga sulmet terroriste në vendin e shkatërruar nga lufta prej disa vitesh tashmë.Sipas studimit, në krye të sulmeve është Shteti Islamik, përgjegjës për vrasjen e 2206 personave në Irak dhe Siri, ose rreth 44% të numrit total të viktimave.Ndërsa brenda radhëve të xhihadistëve, 935 prej tyre kanë humbur jetën në nëntor për shkak të luftimeve apo kryerjes së sulmeve vetëvrasëse.Në fakt, nga mbi 600 sulmet e kryera, 38 kanë qenë vetëvrasës, ndërsa pjesa më e madhe kanë qenë shpërthime të telekomanduara.1574 persona janë vrarë përmes sulmeve të armatosura, ndërsa 426 vetë janë ekzekutuar, mes tyre edhe 50 me prerje kokash, si ato të pengjeve të rrëmbyer nga Shteti Islamik në Irak dhe Siri.