Rikthehen shpërthimet në Kabul pas dy javësh qetësi
Një sulm vetëvrasës ka marrë jetën e gjashtë ushtarëve afganë të enjten në periferi të Kabulit. Lajmi u konfirmua edhe nga Ministria e Mbrojtjes.Ndërsa vetëm pak orë më pas, një tjetër sulm vetëvrasës në një shkollë fillore franceze ka marrë jetën e një personi, ndërsa mbi dhjetë vetë kanë mbetur të plagosur.Talibanët morën përsipër sulmin ndaj autobusit, por deri tani askush nuk ka marrë përsipër atë në shkollën fillore.Qetësia në kryeqytetin afgan zgjati vetëm dy javë, pas një muaji të dendur me sulme të ndryshme vdekjeprurëse nga talibanët, të cilët kanë rritur aktivitetin e tyre pas vendimit të marrë nga trupat paqeruajtëse që të largohen nga vendi pas 13 vitesh luftë.Duke parë rikthimin e tensioneve, javën e kaluar qeveria amerikane vendosi të rrisë në 10. 800 nga 9.800 që kishte planifikuar, numrin e ushtarëve amerikanë që do të qendrojnë në vend për të bërë më të lehtë largimin e trupave të tjerë ndërkombëtarë dhe marrjen nën kontroll të sigurisë së vendit nga ushtria afgane që nga 1 janari 2015.