Dhuratat e fundvitit, veshjet dhe bizhuteritë mbeten të preferuarat
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Dhjetor 2014, 18:14
Festat po afrojnë dhe bashkë me to edhe dëshira për të marrë sa më shumë dhurata.Veshjet dhe bizhuteritë mbeten të preferuarat në këtë fundvit, ashtu si edhe vitin e kaluar.Pronarja e një dyqani bizhuterish në kryeqytet rrëfen se çmimet janë të njëjta, por është kërkesa ajo që është rritur këtë vit.Disa javë larg festive, qytetarët tashmë e kanë të qartë se çfarë do të blejnë për të dashurit e tyre.Për disa, dhurata ka vlerë materiale, ndërsa për të tjetër është thjesht shpirtërore.Dëshira për të kënaqur të dashurit e tyre është e madhe për qytetarët edhe pse çmimet janë relativisht të larta.