Legalizimet, Lame: Brenda mandatit legalizojmë zonat masive informale
Tiranë- Legalizimi i zonave masive informale, për të cilat u hartua dhe ligji i legalizimeve nga qeveria do të përmbyllet brenda mandatit të kësaj mazhorance.Kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame, i ftuar në Tonight Ilva Tare tha se është 10-fishuar ritmi i shpejtësisë me të cilën po kalon ky proçes, ndërsa foli për një fluks të madh vetëdeklarimesh në limitetet e përfundimit të afatit të lënë nga kjo agjenci.Që prej marrjes së detyrës në krye të këtij institucioni, Lame thotë se sot ka një fotografi më të qartë të gjithë ndërtimeve informale në vend.Por ato që janë më të dhimbshme dhe më të vështira për tu gëlltitur sipas tij janë 8000 legalizimit e vitit të fundit të qeverisë e djathtë.Ai thotë se nuk po ecet në këtë logjikë, pasi sipas tij në totalin e legalizimeve të qeverisjes së majtë ka një përmbysje raporti me të kaluarën, mbi 90% janë shtëpi banimi të qytetarëve.Por a po ndërtohet më pa leje? Lame thotë po, por nga ana tjetër nënvizon se ka një ulje me 80% të ndërtimshmërisë. Edhe 20%, sipas tij nuk ka bëjë me zënie trualli, por rimenaxhim të pronës ku janë.Kreu i ALUIZNI-t, preku edhe rastin e banorëve të Shkodrës pranë stadiumit, ku nuk nguroi ta cilësojë një problematikë më shumë të fryrë politikisht, sesa reale.Në kuadër të projektit, Lame tha se banorët do të shpronësohen dhe më pas do prishen shtëpitë që preken nga ndërtimi i parkingut, duke shtuar se kështu është vepruar jetë e mot kur kemi të bëjmë me vepra publike.I pyetur nëse edhe objektet e legalizuara nga qeveria Rama do të mund të kenë të njëjtin fat në të ardhmen, Lame dha këtë përgjigje:“Pa diskutim por ama askënd nga planet që janë sot në fuqi nuk legalizohen. Pas 10 vjetësh mund të dalë një plan. Aty ku ka plane konkrete ose në projekt legalizimi do frenohet.Pikërisht për këtë qeveria është duke e përpunuar si ide për të gjetur një mënyrë dëmshpërblimi për këto ndërtesa që do të prishen për shkak të infrastrukturës. Ne nuk kemi prishur tani asnjë banesë për rrjete të infrastruktures”.Pjesë nga intervista:Do paguajmë të gjithë një lloj kostoje për legalizimet?Fakti që është kthyer në një nga kuajt më të shëndetshëm të betejave elektorale në 3-4 zgjedhjet e fundit, tregon se ka një çmim si çdo kalë. E gjithë shoqëria shqiptare kuptoi që ky nuk është problem i vetëm atyre, por i gjithë shoqërisë. Legalizohet apo jo, urbanizohet apo jo një rrethinë e Tiranës nuk është çështje vetëm e atyre por edhe e imja që jetoj në qendër të Tiranës. Kjo sepse legalizimi, urbanizimi dhe integrimi i këtyre zonave me qytetet bën që këto të mos jenë thjesht rrethina parazitare, të degraduara që mezi presin të ketë ndonjë trazirë dhe të vinë të plaçkisin qytetet, por të kthehen në zona qytetesh të jetueshme, që kanë një jetë sociale të tyre. Sot nuk e kanë.Legalizimi jua jep këtë status?Jo legalizimi në vetvete nuk ua jep. Nuk mjafton dhe kjo është një nga sloganet tona më të vjetra në këtë proçes, urbanizimi dhe legalizimi. Ne e kemi thënë gjithmonë, nuk ka asnjë vlerë copa e letrës në dorën tuaj.Ajo copë letre duhet të shoqërohet patjetër me këtë pjesë mbrapa, infrastruktura, integrimi i rrjeteve rrugore të qyteteve me këto zona, shkolla, kopshte që nuk i kanë. Detyrohen në shumë raste ti kthehen barrë parazitare qyteteve, pasi shumë pak i japin, taksa nuk paguajnë. Shfrytëzojnë shkollat dhe kopshtet e qyteteve. Shoqëria shqiptare e zgjodhi këtë, po kushton, jemi dakord në njëfarë mënyrë që të bashkëpaguajmë që këto zona ti integrohen qyteteve tona.A ka hapësira në këto zona informale që të ketë mundësi urbanizimi, pasi janë zona ku është ndërtuar pa logjikë?Të ndërtuarit pa logjikë bën që të ketë edhe zona të lira. Mjafton të jap një shembull.Në një zonë menjëherë sapo kalon lumin e Tiranës nëpërmjet një prifti katolik na është kërkuar nga banorët e zonës që të gjejmë një vend për të bërë një kishë, pasi përgjithësisht është zonë katolike.Nuk donin një shtëpi tjetër, por kishë. Ekziston një dëshirë e këtyre banorëve për një jetë sociale.A e keni sot një fotografi më të qartë të zonave informale në Shqipëri, përfshirë dhe zonat e mbrojtura?Sot e kemi fotografinë shumë të qartë në raport me atë çka e kishim në situatën parazgjedhore.Ishte një situatë shumë e turbullt.E para sepse ishim opozitë dhe nuk kishim ku merrnim informacion dhe e dyta nuk ekzistonte informacion.PD asnjëherë nuk deklaroi sa legalizime kishin bërë. Në 7 vjet këta kanë bërë 14 mijë legalizime, merre me mend, asgjë. Dhe vetëm vitin e fundit kanë bërë rreth 8000 që janë shumë të dhimbshme, mjaftojnë 100 ndërtime për të shkatërruar një qytet. Të tilla ka ngado, bllokojnë rrugë, sheshe e me radhë. Janë një gangrenë shumë e fortë që do jetë shumë e vështirë për qytetet tona ti gëlltisin.Pse legalizimet që do bëni ju nuk do të jenë të dëmshme?Legalizimet që do të bëjmë ne minimumi do të jetë një përmbysje totale e përqindjeve. Nëqoftë se në legalizimet e vjetshme 80% ishin klube, lokale, hotele dhe jo shtëpi qytetarësh, në legalizimet që po bëhen mbi 90 e ca % janë shtëpi qytetarësh. Të mos harrojmë që ligji i legalizimeve u bë për të legalizuar shtëpitë e qytetarëve, jo për klubet. Degradimi, bastardimi që iu bë veçanërisht në vitet e fundit atij ligji, që u kthye nga ligj për qytetarët në ligj për ata që Saliu ka qejf ti quajë vaska të florinjta, ishte bastardim i ligjit në themel.Emrat e pronarëve të vaskave të florinjta nuk i morëm vesh as në kohën e Berishës po as në kohën tuaj?Asnjëherë. Nuk kam ndërmend të numëroj vaskat e florinjta të të tjerëve. Përfitimin në mënyrë të paligjshme unë e lidh me një faktor tjetër. Nuk kam ndërmend të hap 7800 dosjet e turpshme të vjetshme sepse do të thotë që duhet të mbyllet institucioni dhe të merret. Prokuroria, KLSH, policia,auditetet i kanë të hapura dyert e hapura dyert e institucionit për të ardhur dhe për të marrë kë leje të duan. Ne i kemi denoncuar dhe do vazhdojmë të denoncojmë leje që i kapim dukshëm, si ato në këmbët e urës në hyrje të Lezhës. Janë 6 godina të mëdha te këmbët e urës, ura duhet të zgjerohet dhe nuk zgjerohet dot. Ato do ti denoncojmë, qyteti që ka bërë legalizimin do detyrohet shteti ti japë paratë për shpronësimin për interes publik, por ai që ka dhënë atë leje legalizimi duhet të përgjigjet diku për dëmin që i ka bërë komunitetit.Referuar të dhënave që keni dhënë, deri në 2013 kanë qenë diku deri në 8% të legalizuara. Nëse punohet me këto ritme, apo edhe më shpejt, i bie që pas 14 vitesh të përfundojë proçesi i legalizimeve?Si minimum ne kemi thënë që më e pakta e të paktave do 10 fishojmë ritmin e shpëjtësisë së legalizimeve. Në vitin e parë operativ mars-prill 2014 deri në mars-prill 2015 do të legalizohen minimalisht 25 mijë objekte.Për të vazhduar në vitin e dytë në 50 mijë. Dhe për të bërë vitin tjetër 100 mijë. Kjo mbyll të gjithë masën e legalizimeve në zonat informale masive. Ka një kategori legalizimesh që janë objekte të veçanta, apo shtesa të ndryshme shtëpish, pallatesh etj, problematika e të cilave është shumë e komplikuar, kanë proçese gjyqësore dhe do kërkojë kohë më të gjatë. Por zonat masive informale për të cilat u krijua edhe ligji i legalizimeve mbyllen në mandatin e parë. Janë me mijëra proçese gjyqësore legalizimesh që kanë 5-6 vjet, komshinj me njëri-tjetrin, do vazhdojnë edhe 5-6 vjet të tjera se do mbyllin gjyqin njëherë dhe pastaj do vazhdojë legalizimi.Ka dhe qytetarë që kanë mbaruar të gjithë proçedurat, kanë bërë pagesën dhe tani u thuhet që nuk e gjejmë fare dosjen, aplikoni nga e para.Jo aplikoni nga e para nuk u thuhet.Ti thua ka raste, unë po të them ky është tipiku.Çfarë ka ndodhur? Deklaruan se kanë kaluar me VKM 94000 objekte në 8 vitet e qeverisjes demokratike dhe janë realisht të demostrueshme janë 94 mijë objekte që me VKM kanë marrë të drejtën e pronës së parcelës. Ndërkohë që rezulton që vetëm në 42 mijë objekte kanë shkuar për të bërë matjet, që do të thotë që pa vajtur fare në terren, kanë matur në hartë me vizore dhe kanë kaluar në VKM. Të gjitha këto vendime duhen riparë. Kur ti shkon tani për ta matur realisht del se është terësisht tjetër gjë, qytetarit i vjen në majë të hundës, e keni matur një here thotë, si t’ia shpjegoj unë? Kjo pjesë reale e punës në terren po bëhet tani. Pagesën e mori Ridvani dhe Saliu i hëngrën dhe ikën, pagesë nuk kanë çfarë bëjnë më, kusuri është i joni tani. Atëherë u morën paratë dhe nuk u bënë punën, sot u bëjmë punën dhe nuk u merret para.Ju kanë mirëkuptuar në këtë proçes?Me 31 dhjetor përfundon afati i deklarimeve. Kishim para dy javësh rreth 20 e ca mijë vetëdeklarime të reja të bëra tani. Nga momenti që e kuptuan se po vjen realisht fundi dhe kjo qeveri e ka me tërë mend këtë punë ka një dyndje të qytetarëve për të bërë deklaratën dhe ajo që është më e bukura nga 20 mijë ka vajtur në 45 mijë dje, janë gati 1 mijë e ca çdo ditë në rang vendi. Do shkojë nja 60-70 mijë pa frikë të reja. Por në këto vetdeklarime një pjesë janë për objekte të bëra në 2004-2006 që nuk i kishin deklaruar asnjëherë sespe nuk e kishin marrë seriozisht. Fakti që po vinë tregon se ky kapitull është mbyllur.I keni kapacitetet për gjithë këtë dyndje?ALUIZNI ka një numër punonjësish më të vogël krahasuar me vitet e kaluara, është 570. I rëndësishëm nuk është numri, por vullneti. Mbulohet. Një pjesë e mirë e ekipit janë vajza dhe djem të rinj, një pjesë e mirë e kanë dhe për herë të parë që punojnë, i mësuan gjërat aty dhe që i kanë krahët e fortë për të mbajtur këtë barrë pune.Po ndërtime pa leje ka ende?Sa të duash.Unë nuk kam gënjyer ndonjëherë që të gënjej sot.Në Shqipëri nëqoftëse para një viti ndërtoheshin 100 objekte pa leje në ditë, sot ndërtohen 20. Ka një rënie në 80% të ndërtueshmërisë pa leje, e paparë asnjëherë. Kjo lidhet me vullnetin politik për ti thënë mjaft proçesit të ndërtimeve pa leje.Po ato që vazhdojnë të ndërtohen, do të legalizohen ndonjë ?Më pyet pas nja 5-6 vitesh kur të jetë mahisur si problem sërish. Nuk është pjesë e këtij mandati, për më tepër që bëhet fjalë për ndërtime të brendshme. Nuk ka zënie trualli të ri pa leje, ka rimenaxhim të pronës ku janë.Çfarë do të bëhet me legalizimet brënda zonave të mbrojtura, është bërë një ligj, e kam fjalën dhe për ato në bregdet?Ajo që po bëjmë ne është të ndjekim një logjikë të tillë, në ato zona që i shpallim realisht zona informale dhe hynë në proçes legalizimi një pjesë e barrierave mbrojtëse nuk kanë më sens. Psh.Pylli i Sodës në Vlorë, në krahun mes rrugës së Nartës dhe detit ka fare pak ndërtime pa leje, në krahun e mes rrugës dhe qytetit nuk ekziston më pylli, janë mijëra ndërtime dhe rreth 100 pemë. A ka më sens të themi se kjo është zonë e mbrojtur. Ta spostojmë kufirin e zonës së mbrojtur në rrugë, ndërtimet poshtë në anë të detit ti prishim, në krahun tjetër nuk ka më sens ti themi zonë e mbrojtur.Objektet që janë ndërtuar në atë tokë ku do ndërtohen projekte publike, kemi Shkodrën në rastin e fundit, si do zgjidhet, ata kanë paguar?Përveç rastit të Shkodrës që u pompua më shumë politikisht sesa ishte real, pasi isha vetë atje. Pasi kishte dhe shtëpi që s’kishin të bëjnë fare me legalizimin, kanë shtëpi të vjetra. Nuk ju ka vajtur letra për tu prishur. Ka vajtur vetëm INUK me qetësi dhe ju ka këkruar dokumentat. Do ta bëjmë stadiumin? Nëse do ta bëjmë ka këto kushte. Do bëhet shpronësimi më pas prishja. Kështu është bërë për jetë e mot.Premtimi për legalizime falas. Qytetarët janë para faturave, nuk është dhe aq falas?Legalizimi është absolutisht falas, paguajnë vetëm truallin. 2000 lekë të reja për metër katror në Tiranë dhe një batanije nuk e blen dot. Natyrisht është kosto, sepse vezën e kuqe nuk e ka bërë njeri. Ne po bëjmë legalizime për të mbyllur këtë periudhën e marrë, pastaj votën ta japin ku të duan.A ka rrezik që disa prej objekteve që po legalizoni tani mund ti kapë plani i projekteve publike në të ardhmen dhe ti dëmshpërblejmë prapë?Pa diskutim por ama askënd nga planet që janë sot në fuqi nuk legalizohen. Pas 10 vjetësh mund të dalë një plan. Aty ku ka plane konkrete ose në projekt legalizimi do frenohet. Pikërisht për këtë qeveria është duke e përpunuar si ide për të gjetur një mënyrë dëmshpërblimi për këto ndërtesa që do të prishen për shkak të infrastrukturës. Ne nuk kemi prishur tani asnjë banesë për rrjete të infrastrukturës.