Gala në TKOB, luhen pjesë të Verdit, Puçinit, Mozartit e Bethovenit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Dhjetor 2014, 15:57
Ariet me te bukura të Verdit, Puçinit, Mozartit, Beethovenit, u interpretuan në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit në mbrëmjen Gala të 10 dhjetorit.Pjesët u interpretuan nga këngëtaret më të mirë lirikë, të cilët kanë ndërtuar një karrierë në skenat europiane.Koncerti riktheu shumë prej ketyrë yjeve pas 20 vitesh në skenat shqiptare.Për rreth dy orë publiku në sallë dëgjoi me emocion tingujt e muzikës klasike.Ndërkohë në datë 16 dhjetor do të jetë sopranoja, Ermonela Jaho, e cila do të interpretojë në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit.Të ardhurat nga koncerti do të shkojnë për fëmijët në nevojë.