Radhë për një librezë shëndeti, të moshuarit orë të tëra pritje në këmbë

Radhët e gjata për marrjen e një libri shëndeti në Fondin e Sigurimeve Shoqërore në Fier për vite me radhë janë prezente dhe infrastruktura nuk është e përshtatshme.Radhët shtohen më tepër sidomos në ditë festash.Qytetaret ankohen se duhet te presin për orë të gjata, ndërsa për ta as ambjenti nuk është i përshtatshëm jo vetëm për shkak të ngushtësisë, por edhe për mungesën e stolave për moshat e treta.Ndërkohë perveç ambjentit, qytetarët e Fierit ankohen edhe për sportelin, duke qënë se i gjithë fluksi përballohet nga një sportel.E ndërkaq e kontaktuar në telefon, Drejtoresha e emëruar prej disa muajsh në Drejtorinë e Fondit te Shërbimeve Shëndetësore nuk shton asgjë më tepër përveç faktit që është në dijeni të situatës.