Mediu: Vendimi për t’u kthyer në Kuvend do të jetë i përbashkët
Kreu i PR, Fatmir Mediu ka deklaruar pas takimit me kreun e PD, Lulzim Basha se vendimi për u kthyer në Kuvend është një vendim politik dhe i përbashkët me Partinë Demokratike e aleatët e tjerë.Po ashtu Mediu tha se ndërkombëtarët janë të shqetësuar për situatën politike në Shqipëri dhe i mbetet qeverisë që të marrë përgjegjësitë për shqetësimet e ngritura nga opozita.“Ndërkombëtarët janë të shqetësuar për situatën politike në Shqipëri, kërkojnë që të zgjidhet kjo situatë, ku qeveria të marrë përgjegjësitë për ato shqetësime që ka shprehur opozita.Unë mendoj që kemi një qëndrim të qartë, parlamenti do të funksionojë sipas rregullores dhe kushtetuës. Kemi shqetësimin përsa i përket për situatat që ka ngritur opozita. I takon qeverisë që të krijojë marrëdhëniet e duhura që opozita të ketë rolin e saj në parlament dhe më pas cështje të tjera sic është dekriminalizimi i parlamentit.PR me PD dhe aleatët në shtator kanë diskutuar për një bojkot që lidhet më çështje të rëndësishme për shqiptarët dhe kemi diskutuar në mënyrë të përbashkët se kush janë qëndrimet tona dhe po në mënyrë të përbashkët do të vendosim. Ajo që kërkojmë është zgjidhja e kësaj cështje, nuk ka të bëjë me cështje mandatesh, është çështje parlamentarzimi, është çështje e një zgjidhje funksionale detyrimi për të gjitha krahët për të kuptuar ku e kanë vendin në politikë.Në rast se kjo zgjidhje nuk vjen atëherë kjo qeveri i ka hipur mbi shpina qytetarëve dhe nuk pyet as për ligj as për kushtetutë.E djathta ka kontribuar për cështjen kombëtare dhe ky do të jetë një qëndrim politik në shërbim të interesit kombëtar që do të ketë e djathta shqiptare, PD dhe PR. Nuk duhet të prisni një qëndrim nga unë pa arritur një qëndrim të përbashkët”