KFOR: Dialogu Prishtinë-Beograd duhet të vazhdojë
Sipas një njoftimi të KFOR-it, ky takim është vazhdimësi e takimeve të ngjashme të mbajtura nga Komandanti i KFOR-it për një qasje gjithëpërfshirëse ndaj situatës së përgjithshme në Kosovë.
“Diskutimi u fokusua në rëndësinë e dialogut të vazhdueshëm në mes të Prishtinës dhe Beogradit që ka pushuar gjatë bllokimit të fundit politik. Përmirësimi i vazhdueshëm i kësaj marrëdhënie do të sigurojë stabilitet të mëtejshëm në rajonet e Ballkanit”, thuhet në njoftim.
Forcat e Armatosura Belge ishin të pranishme në Kosovë që nga viti 1999 kur trupat e parë belge u vendosën si pjesë e misionit të NATO-s. Prania belge ka rënë gradualisht gjatë viteve, por më shumë se 15.000 trupa u vendosën këtu para se ata të tërhiqen në fillim të vitit 2010./Kosovapress/