Reshjet e dëborës, probleme në qytetin historik të Krujës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Shkurt 2013, 16:58
Reshjet e dëborës që kanë prekur thuajse të gjithë territorin e vendit kanë mbuluar edhe qytetin historik të Krujës.Trashësia e dëborës ka shkuar deri në 30 centimetra, dhe sipas banorëve kjo sasi është më e madhja e rënë që prej vitit 1985. Dëbora e parë për këtë vitë në Krujë, ka sjellë një atmosferë të këndshme por edhe probleme në qarkullimin e automjeteve. Banorët kërkojnë që Bashkia të ndërhyjë dhe të marrë masat për të lehtësuar lëvizjen e automjetevë.Reshjet e dendura të dëborës kanë krijuar edhe probleme në disa fshatra të qarkut të Krujës të cilat janë të izoluar totalisht nga qyteti i Krujës, si fshatrat Nuai, Shkret, Bruz Mal, Culli mal dhe parku kombëtar i Qaf Shtamës .