LSI, Klajda Gjosha : Punësimi të jetë pjesë e çdo axhende politike

Lëvizja Socialiste për Integrim, ka dalë në një konferencë për shtyp, nëpërmjet nënkryetares së saj, Klajda Gjosha, e cila ka thënë:“LSI vlerëson çështjen e punësimit si një ndër prioritetet kryesore të shoqërisë tonë për zhvillimin dhe integrimin e individit dhe vendit.Në respekt të gjithë nismave të ndërrmara nga Qeveria shqiptare për favorizimin  e politikave lehtësuse mbi hapjen e vendeve të reja të punës, theksojmë faktin se jemi në një moment të rëndësishëm si fillim viti, ku ende mund të fokusojmë ndarjen e buxhetit në favor të punësimit.Lëvizja Socialiste për Integrim ka qënë dhe mbetet e fokusuar në punësimin e të rinjve, të grave dhe vajzave dhe të gjithë shtresave në nevojë. Ndaj arsimi profesional, nxitja e sipërmarrjes së biznesit nga gratë nëpërmjetë trajnimeve të shumta dhe politikave lehtësuese ka qënë kryefjalë e punës tonë por njëkohësisht ne kërkojmë mbështetjen e të gjitha institucioneve përkatëse për t’i drejtuar prioritetet e tyre drejt fenomenit të punësimit.Çdo hapje e re e një vendi pune, çdo mundësi punësimi për të rinjtë, kryefamiljarët dhe për cilindo pjesëtar të familjes, do të thotë të dhurosh lumturi e buzëqeshje në familjen shqiptare. Do të thotë një integrim i sigurt në familjen e madhe Europiane. Ky duhet të jetë prioriteti dhe sfida e politikës shqipare dhe e çdo instance drejtuese në vend.Ne tashmë kemi hyrë në një vit elektoral ku proçesi zgjedhor çdo ditë e më shumë po zë një vend kryesor në axhendat e partive politike dhe të medias. Ndaj LSI bën thirrje të mos humbim vëmendjen ndaj çështjeve edhe më parësore që rëndojnë mbi shoqërinë. Bëjmë thirrje që punësimi të jetë pjesë e çdo axhende politike dhe mediatike për ti siguruar shqiptarëve një stabilitet dhe zhvillim të qëndrueshëm në familjet e tyre.”