FRD nderon Musine Kokalarin në 96 vjetorin e lindjes

Fryma e Re Demokratike organizoi në qytetin e Rrëshenit një aktivitet kushtuar Musine Kokalarit me rastin e  ditëlindjes së saj.Musine Kokalari, simbolizon femrën intelektuale, disidenten si dhe shkrimtaren e talentuar, por që përjetoi fatin e dënimit padrejtësisht në periudhën komuniste.Sekretari i Frymë së Re Demokratike, Afrim Krasniqi, i bëri thirrje Bashkisë Rrëshen që të nderojë me qytetarinë e nderit dhe me simbole të tjera vlerësimi, Musine Kokalarin.Në këtë takim morën pjesë intelektualë të Rrëshenit, botues, krijues si dhe ish të përndjekur politikë.