Konfindustria mbështet qeverinë për heqjen e TVSH-së për makineritë
Konfindustria, mbështet plotësisht vendimin e fundit të paralajmëruar të ekzekutivit shqiptar për heqjen e TVSH/Tatimit Vlerës së Shtuar për një listë të zgjeruar të makinerive dhe pajisjeve për sektorin bujqësor dhe agroindustrial.Në një deklaratë për shtyp, Konfindustria thekson se vazhdimi i masave të ekzekutivit për heqjen e TVSH për investimet deri në 50 milion lekë dhe së fundmi për sektorin bujqësor është veprim i mirëpritur në kohën kur pasojat e krizës globale po ndihen me ashpërsinë më të madhe, që nga viti 2008 në ekonominë shqiptare.“Pagesa e TVSH për makineri dhe pajisje ishte kthyer në një barrë të rëndë për ekonominë prodhuese vendore duke bllokuar investimet në proces, ulur fuqinë investuese të re dhe sidomos duke ulur konkurueshmërinë e vendit në raport me vendet e tjera te rajonit persa i perket terheqjes se investimeve te huaja. Pagesa paraprake e TVSH ne masën 20% të vleftes së plotë të fatures ishte një nga shkaqet kryesore për rënien e ndjeshme të importit të zërit të makinerive dhe pajisjeve në mënyre të përseëritur në vitet e fundit” thuhet në deklaratë.Konfindustria vlerëson, se në kushtet e gjendjes më të vështirë për ekonominë shqiptare, që nga fillimi i krizës globale në vitin 2008, heqjes e TVSH për investimet deri në 50 milion lekë dhe së fundi heqja e plotë për një listë të zgjeruar të makinerive dhe pajisjeve bujqësore është një mjet i forte nxitës për tërheqjen në vend të investimeve të huaja, sidomos nga emigrantët. Këta të fundit nuk zoterojnë sasi të mëdha kapitali vetjak, por janë në numër të madh dhe në tërësi mund të përbëjnë një fluks të rëndësishëm investimesh.“Në shumicë emigrantët sidomos ata të ardhur nga Greqia janë të prirur të investojnë kryesisht si biznese të vegjël në shërbime dhe sidomos në bujqësi, që është sektor deri më sot pothuajse i përjashtuar krejtësisht nga politikat e kreditimit të bankave dhe njëkohësisht paraqet mjaft mundësi zhvillimi me vlerë për ekonominë në tërësi dhe mirëqenien e qytetarëve shqiptare” përfundon deklarata e Konfindustrisë.