Vlorë, deputetët harrojnë të takohen me popullin
Qarku i Vlorës në zgjedhjet e vitit 2009, votoi për 12 deputet. Dikur në zyrat pranë bashkisë dhe qarkut, ekzistonte dhoma e deputetëve, ku këta të fundit çdo të Premte apo ditë jave, kryenin takim me popullatën ndërsa këto 6 vitet e fundit askush nuk duket të ketë kryher takime me popullin.Këta të fundit, shprehen se kurrë nuk janë pyetur ndonjëherë se për kë duhet të votojnë, për individin apo siglën partiake si dhe ankohen se kurrë deputetët nuk u janë gjendur pranë.Por ka dhe nga ata qytetarë, të cilët mendojnë se nuk e dinë se sa deputetë nxjerrë qarku i Vlorës dhe të kujt krahu janë. Avokati i popullit, para disa muajve, premtoi se shumë shpejtë, deputët do të kenë zyrat e tyre në qark, si një domosdoshmëri qytetare dhe duke e bazuar në rregulloren dhe në ligjin mbi të zgjedhurit në parlament nga populli.....deri më tani ende asnjë zyrë.