Dëbora pushton 50% të vendit, izolohen komunat, rrugët kalohen me zinxhirë

Reshjet e dëborës dhe ngricat kanë shkaktuar probleme për lëvizjen e mjeteve në akset nacionale. Në shumë zona të vendit nga Jugu në Veri, rrugët janë të bllokuara, ose të kalueshme me vështirësi nga akulli.Si pasojë e dëborës e cila arrinte deri në 20 cm në Qafë Krrabë, aksi rrugor Elbasan-Tiranë ishte është i pakalueshëm mëngjesin e sotëm për automjetet.Duke vlerësuar situatën, policia rrugore këshilloi që qarkullimi të kryhet përmes Elbasan-Durrës-Tiranë por pas pastrimit të rrugës nga borëpastruesit u bë e mundur qarkullimi i mjeteve vetëm me zinxhirë.Gjithashtu mësohet se si pasojë e dëborës ka pasur probleme edhe në aksin rrugor Ballsh-Tepelenë. Probleme ka pasur në vendin e quajtur "Kthesat e Fratarit" ku automjetet lëvizin vetëm me zinxhirë duke krijuar edhe radhë automjetesh në rrugë.Gjithashtu Reshjet e dendura të dëborës që kanë rënë gjatë gjithë natës së kaluar, në zonën veri-lindore, kanë sjellë bllokimin e disa komunave dhe fshatrave të thellë të Kukësit, Hasit e Tropojës.Konkretisht, të izoluara dhe pa asnjë komunikim me qytetet e Kukësit, Krumës e Bajram Currit janë komunat Arrën, Kalis, Grykë Çajë e Lekbibaj ndërkohë që fshatrat e komunave Zapod, Topojan, Mergegaj, Golaj,Tropjë e Vjetër nuk lidhen me qendrat e komunave pasi trashësia e borës është 40 centimetër dhe mjetet borëpastruese ende nuk kanë mbërritur për të bërë të mundur hapjen e akseve rrugore rurale.Ndërkohë, porblematike paraqitet situata edhe në akset rrugore nacionale si Kukës-Shishtavec, Kukës-Peshkopi, Kukës-Draj Rec, Kukës-Qafë Shllak, Krumë-Bajram Curri, Bajram Curri-Fierzë në të cilat qarkullimi I atuomjeteve bëhet vetëm përmes zinxhirëve.Sipas drejtuesve të rrugëve në Kukës në të gjitha akset rrugore janë nxjerrë mjetet borëpastruese për të larguar dëborën e rënë dhe hedhur kripën e sporjen për ta mbajtur atë të qarkullueshme. Ndërkohë, në autostradën Kalimash-Kukës-Morinë problemet kanë qënë të mëdha në orët e vona të mbrëmjes dhe orët e para të mënsgjesit trashësia e dëborës ka shkuar ne  30 centimetra dhe për t'a mbajtur të hapur kanë punuar 5 borëpastruese.Moti i keq ka ndikuar edhe në furnizimin me energji elektrike ku ndërprerjet kanë qënë të shpeshta duke lënë pa energji mijëra banorë. Lidhur me emergjencat shëndetësore,deri tani nuk është raportuar për raste të tilla.Reshjet e dëborës kanë bllokuar rrugët rurale që lidhin fshatrat me qendrat e komunave. Në Kalanë e Dodës trashësia e dëbores ka arritur në 30 cm, në Lurë 35 cm dhe në Ostren 25 cm  duke krijuar vështirësi serioze në levizjen jo vetëm të mjeteve por edhe të njerëzve, ndonëse po vazhdon puna për pastrimimin e dëborës. Sipas policisë rrugore në Lurë, Kalanë e Dodës dhe Ostren lëvizet me zinxhirë.