Rubik, banorët kërkojnë transparencë pas dhënies së Uzinës së Bakrit me Konçension
Punësim dhe dëmshpërblim për sipërfaqen e tokës që u është zaptuar, kanë qënë kërkesat që janë paraqitur nga ish pronarët e firmës koncensionare të uzinës së përpunimit të bakrit në qytetin e Rubikut në rrethin e Mirditës.Gjatë një proteste të zhvilluar para hyrjes së uzinës,ata i kanë kërkuar administratorit të firmës që ka marrë në koncesion këtë uzinë që të diskutojë me ta, për të mbajtur në punë dhe përkrahur banorët që e kanë ruajtur deri sot këtë objekt, si dhe të negociojë pagesën e qerasë së tokës, që sipas tyre u është kthyer me vendim gjykate dhe dokumente të lëshuara nga zyra e kthimit dhe kompensimit të pronave. Banorët kërcënojne se nuk do të lejojnë aktivitetin e kësaj uzine pa u zgjidhur më parë kërkesat e tyre.Drejtori i uzinës, u ka kërkuar banorëve që zgjidhjet të gjenden në rrugë ligjore, të vazhdojnë ta ruajnë këtë objekt dhe të lejojnë punën e koncensionarit, pasi në rast të kundërt do të largohet pa krijuar asnjë problem me ta.Krahas punësimit të ish pronarëve, protesta kishte si qëllim edhe transparencën e aktivitetit të mëtejshëm të kësaj uzine dhe mos ndryshimi i destinacionit të sajë.