Tiranë, makina rrëzohet në kanal, humb jetën 40 vjeçari

Një aksident me pasojë një të vdekur ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Zall Herit.Një automjet është rrëzuar në kanal dhe si pasojë ka humbur jetën shtetasi Vesel Çoka, 40 vjeç.Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë nisur hetimet në lidhje me aksidentin.Dyshohet se vdekja e 40 vjeçarit ka ardhur si pasojë e mbytjes pas rrëzimit të makinës në kanal.