Shkodër, festohen karnavalet,Luka: Kjo një ditë e veçantë për qytetin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Shkurt 2013, 18:47
Karnavalet e Shkodrës janë kthyer në festë për të gjithë qytetin.Një aktivitet i organizuar nga Bashkia e Shkodrës në bashkëpunim me teatrin “Migjeni” dhe drejtorinë Rajonale, ka mbledhur në sheshin kryesor të Shkodrës, qindra banorë, të cilët me kostumet shumë ngjyrëshe i janë bashkuar kësaj feste tradicionale.Kreu i bashkisë së Shkodrës, Lorenc Luka, ka deklaruar se ky eveniment, i bashkangjitet, të tjera aktiviteteve që Bashkia e Shkodrës po organizon për zhvillimin e turizmit kulturor.Karnavalet, këtë vit, janë menduar që të zgjasin më shumë në kohë, duke u shpërndarë në 3 ditë të organizimit të tyre, një festë e cila përfshin të gjithë qytetin e Shkodrës.