Meta me shqiptarët në Itali: Duhet konsensus për sigurimet shoqërore

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta, ka zhvilluar një takim me emigrantët shqiptarë të rajonit të Piemontes në Itali.Ai ka theksuar se krenohet me arritjet dhe me kontributin e jashtëzakonshëm të emigrantëve.Gjatë takimi, kreu i LSI-së ka nënvizuar nevojën për arritjen e një marrëveshjeje ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë në fushën e sigurimeve shoqërore.Ndërsa, lidhur me të drejtën e votës që ata duhet të gëzojnë edhe pse jetojnë jashtë vendit, Meta shprehu bindjen se për këtë çështje nevojitet patjetër konsensus.