Igli Totozani: Gjakmarrja në Shqipëri, gjëndja është alarmante

I ftuar në studin e RTV “Ora News”, në intervistën e mbrëmjes, Avokati i Popullit, Igli Totozani, ka folur për vendimin e Gjykatës për 21 Janarin, për gjakmarrjen dhe komisionerin e ri.Në lidhje me vendimin e gjykatës për 21 Janarin dhe me reagimet e ndryshme që kanë pasuar këtë vendim, Avokati i Popullit është shprehur:“Një vendim gjyqësori, mund të jetë i debatueshëm dhe i diskutueshëm për qytetarët.”“Unë mendoj se është e nevojshme që për katër viktimat dhe të gjithë të lënduarit e tjerë të 21 Janarit, të jepet drejtësi, pra të ketë një proçes të rregullt ligjor i cili duhet të zbatohet”, u shpreh Totozani.Ndërsa në lidhje me pyetjen nëse duhet të kishte kaq reagime, përfshirë këtu dhe atë Ambasadës Amerikane në Shqipëri, nëpërmjët Ambasadorit, Aleksandër Arvizu, Avokati i Popullit tha:“Vendimet gjyqësore duhen zbatuar, e rëndësishme është të ruajmë paanësinë dhe të mos ndërhyjmë në vendimarrjen e gjykatave.Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Ambasada Amerikane, janë udhërëfyesi kryesor i zyrës së Avokatit të Popullit, prandaj kur flet Ambasadori Amerikan, ne mbajmë shënim.”Në lidhje me bashkëpunimin që zyra e Avokatit të Popullit duhet të ketë me Parlamentin e Shqipërisë, Totozani shprehu pakënaqësinë e tijë që deri tani nuk kanë marrë asnjë përgjigje për komisionerët e tyre.“Edhe pse gjatë këtij viti ne i kemi dërguar Parlamentit Shqiptarë 7 ose 8 raporte, asnjë prej tyre nuk janë bërë të njohura në Parlament dhe si të tilla nuk janë zgjidhur.”Pyetjes nëse ky moskonsultim ka pasur pasoja në lidhje me të drejtat e njeriut, Avokati I Popullit ju përgjigj: “Nëse midis Parlamentit Shqiptarë dhe zyrës së Avokatit të Popullit do të kishte bashkëpunim dhe konsultime të vazhdueshme, ligjet në Shqipëri, do të ishin më të pasura dhe më të hapura ndaj të drejtave të njeriut në Shqipëri. Çështja e komisionerëve është një çështje shqetësuese dhe çështja e seksioneve ka mbetur pa titullarë, prandaj unë bëj thirrje që kjo çështje të zgjidhet sa më shpejtë. Kërkesat tona nuk kanë marrë përgjigje nga ana e Parlamentit, për dy kandidaturat e dërguara nga zyra e Avokatit të Popullit.”Avokati I Popullit, Igli Totozani ka folur gjithashtu dhe për gjakmarrjen në vendin tonë, dhe se si është gjëndja e kësaj çeshtjeje kaq të rëndësishme.“Në lidhje me Gjakmarrjen, gjëndja është alarmante sepse mbi shumë qytetarë të Republikës shkelen shumë të drejta, shkelet e drejta për arsimim e këtyre njerëzve, shkelet e drejta për lëvizjen e lirë, shkelet e drejta e votës, etj. Në këtë kuadër, gjithë aktivitetii i këtij viti, i zyrës së Avokatit të Popullit, është sensibilizimi publik ndaj këtyre fenomeneve. Gjakmarrja në Shqipëri vazhdon, njerëz të ngujuar vazhdonë të ketë, dhe ne kemi detyrim që të mbrojmë këta njerëz, të mbrojmë të drejtën e jetës së tyre”, ka përfunduar Totozani.