21 Janari, Doda: Rama, fushatë terrori ndaj gjyqtarëve

Sulmi ndaj gjyqtarëve që dhanë vendimin e pafajësisë për ngjarjet e 21 Janarit,  po përdoret nga Partia Socialiste, si tentativë për të penguar zbardhjen e ngjarjes së 31 Janarit.Partia Demokratike, del sërish në mbrojtje të gjyqësorit, duke i kërkuar kreut të PS-së, Edi Rama, ti japë fund sulmit ndaj trupit gjykues.Deputetja demokrate, Mesila Dode, tha se Partia Socialiste po tenton përmes akzuave ndaj gjyqësorit, të krijojë një konflikt artificial politik.Partia Demokratike ka apeluar sërisht opozitën të votojë tre ligjet e integrimit.Partia Socialiste e ka cilësuar vendimin për pafajësinë e të pandehurve të 21 Janarit si fundin e drejtësisë së pavarur në Shqipëri, ndërsa demokratët pas vërdiktit të trupës së gjyqësorit, kanë deklaruar se vendimet e Gjykatës nuk mund as të komentohen dhe as të diskutohen.