Vlorë, policia godet një grup grabitësish, 7 në pranga
Policia e Vlorës ka goditur sot një grup criminal të cilët akuzohen për një sërë vjedhjesh me armë.Sipas policisë pas një hetimi 2 mujor u finalizua me sukses operacioni i koduar “Sfida 4” ku janë arrestuar 7 persona të cilët në bashkëpunim me njëri tjetrin në vende dhe kohë të ndryshme kanë realizuar një sërë vjedhjesh me armë dhe me dhunë si dhe vjedhje të tjera automjetesh lokalesh, banesa dhe insititucionesh arsimore në qytetin e Vlorës.Më konkretisht janë arrestuar shtetasit Roland Kadria 19 vjeç, Shaban Hamiti 23 vjeç, Enerbi Kadriaj 21 vjeç, Andi Yzeiri, 24 vjeç, Skerdilajd Sinanaj 23 vjeç, Shkëlqim Bitaj 48 vjeç, pronar i një servisi në Levan dhe shtetasi me inicialet E. K.Të gjithë këta persona në bashkëpunim me njëri tjetrin për një periudhë disa mujore kanë realizuar 2 raste vjedhje me dhunë dhe me armë, një rast shkatërrim prone (automjet) me zjarr; 8 raste vjedhje automjetesh, të cilat pasi i vidhnin i shisnin te shtetasi Shkelqin Bitaj për pjesë këmbimi; 3 raste vjedhjesh të institucioneve arsimore, (shkolla 9-vjecare) nga ku autorët kanë vjedhur kompjuterat në kabinenetet e Informatikës( vjedhjen 2 herë të shkollës 9-vjecare në Llakatund dhe të shkollës 9-vjecare të fshatit Risili); 8 raste vjedhje banesash nga ku autorët kanë vjedhur sende të ndryshme elektroshtëpiake si dhe sende të tjera me vlerë; 4 raste vjedhje lokalesh në qytetin Vlorës, të cilat janë llotosport dhe qendra interneti nga ku autorët kanë vjedhur televizorët dhe kompjuterat si dhe pajisje të ndryshme.Ndërkohë në cilësinë e provës materiale janë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri automatik me të cilën autorët kanë realizuar 2 rastet e vjedhjes me armë dhe me dhunë dhe 7 automjete nga të cilat 5 prej tyre rezultojnë të vjedhura dhe 2 përdoreshin nga autorët për kryerjen e aktivitetit të tyre kriminalGjithashtu në një magazinë të cilët autorët e përdornin për të fshehur sendet e vjedhuraështë bërë e mundur gjetja dhe sekuestrimi në cilësinë e provave materiale e një sasie të madhe materialesh si kompjutera, televizorë, rreth 100 aparate telefonash celularë, rreth 30 aparatefotografikë pajisje të ndryshme elektroshtëpiake, vegla të ndryshme pune dhe një sërë artikujsh të ndryshëm që përdoren nga klinikat dentare.Gjithashtu është bërë sekuestrimi i pajisjeve, pjesëve dhe dokumentacionit të gjetur në pikën e servisit të ndodhur në Levan ku autorët shisnin automjetet e vjedhura.Materialet procedurale për të gjithë këta shtetas i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për kopetencë.