Romani "Delikatesa", vjen në prag Shën Valentini

Në një  periudhë që u flitet zemrave, në prag Shën Valentini, mënyra më e mirë për tju drejtuar të dashuruarve, është ajo me delikatesë.Romani i autorit francez, David Foenkinos, cili është edhe i ekranizuar në filmin me të njëjtin titull, vjen për herë të parë në shqip, si dhurata më e bukur për festën e të dashuruarve.Çfarë të veçante sjell kjo histori dashurie dhe çfarë do të gjejë lexuesi në të, ndyshe nga version në film?“Delikatesa” është një libër bestseller në Francë, i përkthyer në 30 gjuhë të botës dhe ka marrë 10 çmime letrare. I ardhur edhe në versionin film me aktor kryesor, Audrey Tautou, ky është roman i parë i autorit David Foenkinos, i përkthyer në shqip.Historitë e dashurisë dhe romanet “Rozë”, janë ata të cilët mbajnë të mbërthyer lexuesin, dhe që dominojnë në libraritë e kryeqytetit.“Të dashurohesh në Neë Yourk”, një roman i cili vjen nga autorja best seller, Melissa Hill.Romancierja dhe gazetarja, Jojo Mayes, sjell romanin e një çifti i cili tenton të rrëmbejë lexuesin me përsosmërinë e përshkrimit me titull, “Unë më parë se ti”.Një tjetër superbestseller, i bashkohet romaneve “Rozë”, bëhet fjalë për romanin me titull “Kthimi i vajzës” nga Katie Price."Kukullat nuk kanë Atdhe" nga shkrimtarja, Flutura Açka, me anë të një trilleri letrar autorja më anë të këtij libri kërkon të gjejë përgjigje në lidhje me dilemat e ngritura.Ndërsa nga librat studimorë, për herë të parë vjen nga Qendra e Studimeve Albanologjike, libri i Baron Franc Nopca, i cili përmbledh pikëpamje fetare, Doket dhe zakonet e Malsisë së Madhe, materiale të cilat u gjendën nga Prof. Mihal Zallari, në bibliotekën kombëtare të Austrisë.