Berisha: Do hiqen për 3 vjet taksat për çdo të ri të punësuar

Qeveria do të paguajë sigurimet për çdo të punësuar në një biznes privat për tre vitet e para.Ky është premtimi që iu ka bërë sot kreu i qeverisë të rinjve gjatë një postimi në profilin e tij në Facebook.“Për një nxitje të rëndësishme të punësimit të të rinjve, qeveria do vendosë javët që vijnë heqjen për tre vjet të çdo takse ( sigurimet shoqërore, shëndetësore, tatimin mbi të ardhurat personale ) si dhe shpenzimet për kualifikimin për çdo të ri qe do të punësohet në sektorin privat. Ne mbajmë premtimet tona! Sb”- shkruan Kryeministri Berisha.Në takimet e tij me të rinjtë gjatë ditëve të fundit, kryeministri është shprehur se maxhoranca do të bëjë gjithçka për punësimin e të rinjve.