Tepelenë, vrau çobanin nga pakujdesia, arrestohet adoleshenti

Policia e Tepelenës ka arrestuar autorin e vrasjes së çobanit Bilbil Cjapi, i cili u gjet i vdekur dje në malin e Fshatit Levan.Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar djali i pronarit të bagëtive,  I cili dyshohet si autori i vrasjes së çobanit.Sipas policisë është arrestuar 17-vjeçari Hasan Çela i cili dyshohet se duke luajtur me armën e gjahut të babait të tij ka vrarë pa dashur nga pakujdesia 52-vjeçarin Bilbil Cjapi I cili është goditur në kraharor  dhe për pasojë ai ka humbur jetën.Adoleshenti Çela, kur ka parë se ka vrarë shtetasin Bilbil Cjapi  është trembur dhe ka ikur me vrap për në stan ku ka fshehur armën e gjahut  dhe ka lajmëruar babin e tij  duke i thënë se çobanin e kishin vrarë dhe ky e kishte gjetur të vdekur.Nga hetimet e bëra nga policia u bë e mundur dokumentimi me prova ligjore i kësaj ngjarje dhe është arrestuar adoleshenti si dhe është sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe arma e krimit, një armë gjahu.Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme  për veprën penale të "Vrasjes nga pakujdesia".