Mësim me helmetë në kokë, të sfidosh frikën për të marrë dije në shkollë

Më shumë se 200 nxënës të fshatit Kallm, zhvillojnë mësim në kushte të vështira.Shkolla “Hiqmet Buzi”, prej më shumë se 20 vitesh, nuk ka parë asnjë investim. Jeta e nxënësve dhe personelit mësimor, rrezikohet për shkak të amortizimit. Nxënësit shprehen se në këto ditë dimri, zhvillojnë mësim me frikë pasi tavani i shkollës mund të bjerë nga momenti në moment. Përveç kabineteve, kësaj shkolle i mungon edhe palestra, duke sjellë kështu mos zhvillimin e kësaj ore në shumicën e rasteve.Këshilli i prindërve, here pas here e ka ngritur këtë problem, por ende nuk ka marre zgjidhje. Gjithashtu, përveç infrastrukturës në këtë shkollë mungon totalisht sistemi i ngrohjes.