PD: Rama ka frikë të bëjë transparencën e pasurisë
Partia Demokratike i ka kërkuar sërish kreut të PS-së Edi Rama të bëjë transparencën e pasurisë së ij.Në një deklaratë për shtyp zëdhënësja e PD-së Laura Vorpsi ka theksuar se kryesocialisti, prej më shumë se një muaj fshihet dhe refuzon të bëjë transparencën që premtoi për disa afera të tij korruptive personale dhe familiare“Unë jam sot këtu për ti kujtuar zotit Rama se çdo ditë heshtje dhe fshehje e tij, rëndon gjithnjë e më shumë skandalet e tij, prandaj i bëj thirrje zotit Rama që të mos fshihet, por ti paraqesë publikut që po pret me padurim faturat e parave që kanë deklaruar në tatime si dhe faturat e pagesave bërë firmës së ndërtimit nga investitoret e pallatit në pajë, vëllai i bashkëshortes tuaj i vetëpunësuar, sipas rregjistrit tatimor dhe xhaxhai i saj pensionist, në rast se ato fatura ekzistojnë” theksoi Vorpsi.Zëdhënësja e PD-së gjithashtu theksoi se publiku po pret zoti Rama që ju të tregoni bankën dhe llogarinë bankare nga e cila janë bërë transaksionet e fondit të pallatit në pajë në rast se ajo egziston.“Z. Rama, heshtja juaj si fije bari, mos paraqitja para publikut qoftë dhe të një fature të vetme tatimore ndërtimore bankare qoftë ajo, përforcon çdo ditë e më shumë dyshimet e forta se ju nuk keni fatura për të treguar se përse në pallatin në pajë, ju keni larë paratë e gjobave që ju i keni vënë ndërtuesve apo paratë e krimit të organizatave kriminale me te cilat je i lidhur kokë e këmbë. Zoti Rama, Partia Demokratike ju rikujton se ligji për deklarimin e pasurive kërkon nga ju, të tregoni çmimin e vërtetë të blerjes 8 mijë metër katrorë tokë në malin e Dajtit ku po ndërtoni sarajet verore, pasi çmimi qesharak prej 1,3 euro metrin katror apo 200 lekë, të akuzon shumë rëndë” thekson më tej zëdhënësja.Ajo ka shtuar se heshtja e Ramës trgon se ai ka frikë nga transparenca dhe se ai i fsheh tatimeve të vendit dhe LDKP-së shumën e vërtetë të parave të blerjes së truallit dhe origjinën e parave me të cilat ai ka blerë truallin e residences së tij verore.