Ekrem Spahiu: PLL nuk do të ndryshojë koalicion, do të mbetet me PD
“Partia Lëvizja Legalitetit është një parti e lexuar në politikën shqiptare. PLL ka qënë në vazhdimësi me Partinë Demokratike dhe në koalicion me të. Tashmë jemi futur në një fazë të rëndësishme të proçesit zgjedhor. Vetë sistemi zgjedhor detyron çdo parti që të dali me listën dhe me programin e saj.”Kështu është shprehur kryetari i Lëvizjes Legaliteti, Ekrem Spahiu, në intervistën e mbrëmjes në RTV “Ora News” me drejtorin e informacionit, Patrik Sadikaj.“Unë mendoj, tha kryetari i PLL-së, se zgjedhjet e 23 Qershorit 2013, Partia Lëvizja Legaliteti do ti përballojë me shumë sukses dhe kjo për shumë arsye. Viti 2012 ishte viti më i rëndësishëm në aspektin politik dhe historik dhe kjo për vlerësimin që ju bë Mbretit Zog me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.”“Ne jemi një parti nacionaliste dhe nuk kemi drojë,” u shpreh Spahiu, “Shumë parti e artikulojnë bashkimin kombëtar dhe ne e themi me shumë krenari që shumë parti po vijnë në programin e PLL-së, për bashkimin kombëtar duke na e kopjuar atë. Çdo parti ka programin dhe statusin e vet dhe kjo besoj se do të bëjë që të realizohet bashkimi kombëtar. Unë mendoj se do të ishte shumë pozitive që të ngrihet një tryezë për bashkimin kombëtar dhe të hidhen piketat se si do te realizohet ky bashkim kombëtar.”“E rëndësishmëe është që po flitet shumë për bashkimin kombëtar, sepse sa më shumë të flitët aq më mirë është për realizimin e këtij bashkimi.”Në lidhje me qeverisjen e kryeministrit , Sali Berisha, kreu I PLL-së u shpreh shumë I kënaqur duke e cilësuar atë si një qeveri me stabilitet të plotë.“Nën drejtimin e kryeministrit Sali Berisha, kjo qeveri ka udhëhequr në mënyrë shumë të mirë,dhe me stabilitet të plotë, prandaj Partia Lëvizja Legalitetit nuk do të ndryshojë koalicion por do të mbetet në koalicion me Partinë Demokratike. Nqs një ditë Partia Demokratike do të jetë në opozitë atëherë dhe ne do të jemi në opozitë, nuk do të bashkohemi kurrë në një koalicion me Partinë Socialiste. Ne kemi dëshirë të kemi koalicion vetëm me partitë e qëndrës së djathtë, me të cilat kemi dhe programe të ngjashëm.Koalicioni i djathtë është më i avantazhuari në zgjedhjet e 23 Qershorit dhe mandati i ardhshëm do të finalizojë të gjitha projektet e këtij koalicioni.”Ndërsa në lidhje me avantazhin e PLL-së në zgjedhjet e 23 Qershorit 2013, Spahiu tha se i mendon ato me rezultate shumë pozitive për PLL-në, pasi shumë pika të programit të sajë janë realizuar që në 2012-ën, dhe më kryesorja ka qënë kthimi i Familjes Mbretërore në atdhe.“Partia Lëvizja Legalitetit, duke u nisur nga ngjarjet e vitit 2012 dhe nga zgjedhjet e kaluara, ka disa avantazhe që do ti ketë parasyshë në këtë fushatë elektorale. Shumë pika nga dështirat tona janë realizuar dhe më kryesorja nga të gjitha ka qënë kthimi i Familjes Mbretërore në atdhe.”Në lidhje me idenë e krijimit të një poli të tretë, kreu I PLL-së u shpreh: “I vetmi pol i tretë që ka dhënë rezultat deri tani ka qënë vetëm ai që krijoi Balli kombëtar dhe Legaliteti, I cili në zgjedhjet e atëhershme fitoi disa deputetë, asnjë pol tjetër i tretë nuk mendojë se do të ketë rezultat. Në zgjedhjet e 23 Qershorit, Partia Lëvizja Legalitetit, i ka të gjitha mundësitë që në 4 ose 5 qarqe, të ketë deputetët e sajë, edhe pse kemi disa dizavantazhe që na jep sistemi zgjedhor. Ne jemi të bindur që më vonë ky sistem do të ndryshojë.”“Më e rëndësishmja në këto zgjedhje është që Partia Socialiste mos të kontestojë rezultatin e tyre. PS me kryetarin e saj Edi Rama janë të papërgjegjshëm që nuk votojnë tre ligjet të cilat janë kusht për marrjen e statusit kandidat në Bashkimin Europian. Edi Rama vendos interesin partiak mbi atë kombëtar. Ai nuk voton tre ligjet duke menduar se marrja e statusit do ti japë më tepër vota në zgjedhjet e 23 Qershorit,Partisë Demokratike. Ideja e hedhur nga kryeministri Sali Berisha, për referendum për votimin e tre ligjeve, është një ide mjaft e mirë.”Ndërsa për sa i përket vendimit të Gjykatës për çështjen e 21 Janarit, kryetari I PLL-së tha: “Ne jemi një vend demokratik ku pushteti legjislativ është krejtësisht i pavarur. Vendimi i Gjykatës për 21 Janarin është një vendim krejtësisht i saj dhe nuk mund të bëhen komente politike rreth kësaj. Vendimi i gjykatës është një vendim i cili mund të apelohet.Unë mendoj se ky vendim nuk do ta tensionojë aspak fushatën zgjedhore.” Ka përfunduar Spahiu