Verrati: Një ditë do të rikthehem në Itali

Pas ndeshjes me Holandën, ku padyshim ishte një nga lojtarët vendimtarë në arritjen e barazimit, Marko Verrati nuk e hedhë poshtë, mundësinë se një ditë mund të rikthehet në Itali."Në Francë jam i lumtur, thotë talenti Italian, por një ditë dua të rikthehem dhe të luaj me një skuadër të madhe në vendlindjen time. Kjo është ëndrra e çdo futbollisti por unë ndjehem mirë në Francë dhe për momentin nuk kam dëshirë të ndërroj ambient".Kujtojmë që për mesfushorin e ri të talentuar janë të interesuar klube të mëdha ku bie në su interesimi i vazhdueshëm i kampionëve të italisë, Juventus.