Anglia mund Brazilin, Ronaldinho humbet një 11-metërsh
Në miqësoret e shumta luksi që u luajtën mbrëmë, ka spikatur padyshim superpërballja mes Anglisë dhe Brazilit, e luajtur në "Uembli" në nderim të 150 vjetorit të krijimit të Federatës Angleze të Futbollit. Kombëtarja e drejtuar nga Roi Hoxhson, këtë radhë ka treguar vlerat e saj duke fituar 2-1 ndaj amerikano-jugorëve, në një sukses që i mungonte që nga viti 1990.Brazili kishte mundësinë të kalonte në avantazh i pari, falë penalltisë së akorduar për prekje të topit me dorë nga Uilsheir. Por Xho Hart, neutralizon gjuajtjen e Ronaldinjos nga pika e bardhë, ndërsa edhe tentativa e dytë e fantazistit për të shtyrë topin në rrjetë ndalet nga gardiani anglez që mbron portën me një tjetër grushtim të jashtëzakonshëm. Pak minuta më vonë është Anglia që kalon në avantazh me anë të Uejn Runit, i aftë të gjendej në vendin e duhur dhe në momentin e duhur për të shtyrë në rrjetë një grushtim të Hulio Sezar.Megjithatë, Brazili rivendos barazpeshën me golin e Fred në fillimin e pjesës së dytë, por pa arritur të përformojë një lojë të bukur ashtu siç e kërkon tekniku Skolari. Lojtarët e kombtares së "Tre Luanve", arritën të shfrytëzonin në maksimum jo vetëm faktorin fushë por edhe gabimet në prapavijën e "Seleçaos". Në minutën e 60-të, është mesfushori legjendarë Lampard që shënon golin e avantazhit për kombëtaren e tij duke e fiksuar rezultatin në 2-1, i cili nuk ndryshoi deri në minutat e fundit të ndeshjes.Anglia arriti të mposhtë 5 herë Kampionët e Botës duke treguar se nën drejtimin e teknikut, Hoxhson, kjo komëbtare mund të jetë pretendente në Botërorin e ardhshëm “Brazil 2014”.