Telenovela Kaka-Milan është akoma e hapur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Shkurt 2013, 15:51
Kapitulli Kaka-Milan, nuk është mbyllur ende.Gjatë merkatos së Janarit, numri dy i kuqezinjëve, Adriano Galliani, provoi të rimerrte yllin brazilian por u përballë me "Jo-në" e Real Madrid."Los Blancos" nuk hoqën dorë nga kërkesat e tyre ekonomike, të cilave Milani nuk mund tu përgjigjej. Sipas asaj që shkruan sot "La Gazzetta dello Sport", vlera aktuale e Ricardo Kaka, është 16 milionë Euro dhe të dy klubet kanë rinisur bisedimet për të siguruar transferimin e Kaka në radhët e kuqezinjve. Këto tratativa pritet të vazhdojnë deri në merkaton e verës, atëherë kur do të marrë fund përfundimisht aventura e brazilianit me klubin madrilenë.