Spanja nuk njeh rivale, shkatërron Uruguain 3-1

Kampionët në fuqi të botës dhe Europës kanë treguar edhe në këto miëqsore se vazhdojnë të jenë ato skuadra që duhet të munden. Spanja e teknikut Del Boske ka mundur pa vështirësi me rezultatin 3-1 Uruguain në miqësoren e zhvilluar në Doha të Katarit. Kampionët e Evropës në vitin që sapo lamë pas janë ndeshur me Kampionët e Amerikës Latine, por skuadra e Del Boskes ka treguar superioritetin e saj në fushën e lojës duke mos e vënë asnjëherë në dyshim fitoren edhe pse në përbërje kanë patur disa mungesa të rëndësishme, siç janë ato të kapitenit Kasilias dhe regjizorit Kasavi.Ndeshja ka folur fillimisht për Spanjën që ka kaluar në avantazh falë mesfushorit Katalanas, Fabregas, që përfitoi nga gabimi i Muslerës. Barazimi i rezultatit erdhi nga Kristian Rodriguez në minutën e 32-të. Pjesa e parë mbyllet në barazpeshë ndërsa në të dytën është Pedro që zgjidh situatën për kampionët e Evropës falë dy golave të tij duke çuar në 9 numrin e rrjetave të tundura në 6 ndeshjet e fundit me fanellën e kombëtares.Për më tepër, në këtë ndeshje Spanja ka vendosur një rekord të ri për sa i përket numrit të lojtarëve që vinjë në kombëtare nga e njëjta skuadër.  Fal pranisë në fushë për të paktën një minutë të Valdes, Pujol, Pike, Zhordi Alba, Buskets, Iniesta, Pedro, Fabregas dhe Vija e bën këtë miqësore, ndeshjen e parë në historinë e kësaj përfaqësueseje, ku aktivizohen 9 lojtarë nga i njëjti klub dhe konkretisht nga Barcelona. Në fushën e blertë dukej sikur po luante Barcelona të cilës i mungonte vetëm numri 10 Lionel Messi.