Gjermania mund Francën dhe thyen tabunë 25-vjeçare
Një nga supersfidat e futbollit Botëror të kësaj mesjave ka qenë padyshim ajo mes Francës dhe Gjermanisë. Të dyja këto kombëtare kanë dhuruar spektakël në "Stade De France" përpara 75 mijë spektatorëve, si të ishte një ndeshje zyrtare dhe jo thjeshtë një miqësore. Të besuarit e Lëv kanë mundur me rezultatin 2-1 kombëtaren Transalpine e cila akoma vuan shumë në finalizim edhe pse arrinë të krijojë raste të shumta.Që në fillim të takimit u vu re qartë se kjo përballje do të dhuronte emocione të shumta. Gjermanët të vendosur për të thyer tabunë 25-vjeçare të humbjeve, krijuan raste që në fillim të takimit me anë Ozil e Mertesaker, të cilat kanë gjetur reagimin e mirë të portierit Loris. Nga ana tjetër, gjithë loja e Francës bazohet te Riberi që krijon rrezikshmëri sa herë bie në kontakt me topin. Pavarësisht lojës së bukur dhe rasteve, për të parë një gol duhet pritur minuta e 44-t, kur një gjuajtje e Benzema përplaset në traversë dhe është Valbuena që dërgon pastaj topin në rrjetë për të kaluar në avantazh Francën. Pjesa e parë mbyllet me fitoren e të besuarve të Deshamp, ndërsa në fragmentin e dytë të lojës avantazhi francez zgjat vetëm pak minuta. Tomas Myler, përfiton nga një pasim përfekt i Gyndogan për të mposhtur portierin e "Gjelave" Loris dhe për ta rikthyer ndeshjen në barazpeshë.Futbolli spektakolar nga të dy skuadrat vazhdon të jetë në lartësinë e duhur ndërsa momenti që vendosi rezultatin e këtij takimi ishte ai i minutës së 74-t kur Ozil jep një pasim të jashtëzakonshëm për Khedirën që nuk mund të gabojë dhe shënon golin e fitores për Kombëtaren Gjermane. Pancerat arrijnë të hakmerren ndaj "Gjelave" pas një viti pasi në Shkurtin e 2012, transalpinët e drejtuar atëherë nga Blankm, i munden gjermanët në Bremen po më të njëjtin rezultat.