Manchester City, takim me agjentin e Neymar për kartonin e lojtarit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Shkurt 2013, 14:59
Neymar, talenti 21-vjeçar i Brazilit dhe Santos, mbetet një prej objektivave kryesorë për disa prej klubeve më me emër në Europë.Sipas asaj që shkruan katalanasja, "El Mundo Deportivo", tani në avantazh duket se ka kaluar Manchester City. Sipas burimeve të gazetës spanjolle, Drejtori i Përgjithshëm i kampionëve në fuqi të Premier League, Txiki Begiristain, ka darkuar me agjentin e Neymar , Pini Zahavi dhe me ish presidentin e Barcelonës, Joan Laporta, për të gjetur akordin për transferimin e brazilianit.Tani mbetet për tu parë nëse talenti brazilian do të kalojë te skuadra e Sitit.