Shpresat e Shqipërisë barazojnë ndaj Maqedonisë 0-0

Kombëtarja Shqiptare e Futbollit U-21, ka regjistruar një barazim pa gola ndaj bashkëmoshatarëve të Maqedonisë, në takimin e zhvilluar në stadiumin e Laçit.Ndonëse trajneri Skënder Gega, kishte grumbulluar lojtarë të rinj për këtë sfidë, për shkak të ndryshimit të brezave dhe përgatitjeve për eliminatoret e Euro 2015 të kësaj grupmoshe, prova e kuqezinjve ndaj Maqedonasve mund të cilësohet e mirë pasi shpresat e komëbtares arritën të krijonin disa raste të pastra për shënim, madje arritën të godisnin dy herë shtyllën e kundërshtarit.Shtylla pingule e portës Maqedonase, në fillim Bathes në pjesën e parë dhe pastaj Gino në pjesën e dytë u ka mohuar kuqezinjve gëzimin e një goli të merituar. Në pjesën e dytë të ndeshjes duhet theksuar se kuqezinjtë e trajnerit Gega dominuan pothuajse në çdo aspekt të lojës por ajo çfarë u mungoi ishte paqartësia para portës për të gjetur rrugën e rrjetës.Trajneri Gega, ashtu siç kishte paralajmëruar para takimit që nuk i interesonte rezultati por vetëm zbulimi i lojtarëve për të ardhme. Me atë që u pa në fushën e lojës duket se ja ka arritur qëllimit pasi në këtë ndeshje edhe pse përfundoi në barazim, tekniku i shpresave ka gjetur elementë të rëndësishëm për të ardhmen e shpresave por edhe të komëbtares së madhe.