Ferguson thërret Lewandowskin te "djalli"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Shkurt 2013, 16:07
Edhe pse u fol se Lewandowski ka nënshkruar një kontratë me Bajrenin e Mynihut, sipas mediave angleze thuhet se Polaku është pranë një marrëveshjeje me Manchester United.Bomberi i Borusia Dortmund, deri më tani ka qenë në vëzhgimin e Bavarezve, por duket se këta të fundit kanë humbur terren, pasi tashmë "Djajtë Britanik" janë më të avantazhuar për të marrë kartonin e lojtarit.Ferguson e konsideron sulmuesin Polak si një nga sulmuesit më potent dhe kërkon që ta ketë pjesë të skuadrës që në sezonin e ardhshëm.