Italia barazon ndaj Holandës, shkëlqejnë Buffon dhe Verrati

Një tjetër supersfidë e kësaj mesjave të mbyshur me emocione ka qenë edhe ajo mes Holandës dhe Italisë e cila ka përfundur në barazim 1-1.Të kaltërit kanë arritur të shpëtojnë "nderin" në "Amsterdam Arena" pasi kanë barazuar me jo pak vështirësi ndaj Tulipanëve, në një takim i cili duhet thënë se u dominua qartazi nga  të besuarit e teknikut, Luis Van Gal.Bufon dhe talenti i ri i kombëtares Azurre, kanë qenë më të mirët në fushën e lojës për skuadrën e drejtuar nga Prandeli. Gardiani i kampionëve të Italisë ka qenë vendimtar me reflekset dhe ndërhyrjet e tij. Bufon në këtë takim ka shpëtuar në disa raste të pastra.Goli i parë i kësaj superpërballje ka ardhur për vendasit në minutën e 33-të. Mesfushori tulipan, Lens, arrinë të mposhtë për një herë të vetme portierin Bufon, që në këtë takim ishte i pakalueshem. Pjesa e parë mbyllet me fitoren dhe dominimin e kombëtares së Holandës ndërsa në të dytën të besuarit e Van Gal,  dominojnë lojën por nuk arrijnë të dyfishojnë rezultatin.Në minutat shtesë të ndeshjes, Italia befason me anë të talentit të ri, Marco Verratti, i cili pas një kombinimi përfekt me Alberto Gjilardinon, hyri në zonë dhe mposhti portierin tulipan, duke i barazpeshuar shifrat në 1-1 dhe duke bërë që i gjithë takimi të mbyllet në barazim. Pas ndeshjes, portieri i juventusit, Bufon dhe mesfushori i PSG, Verrati, kanë marrë komplimentet më të mira nga Prandeli. Ndërsa Supermario ka qëndruar pothuajse inekzistent në këtë takim, pasi përveç shenjave të nervozizmit nuk ka shfaqur asgjë tjetër.