Kupa e Afrikës, finalja luhet mes Nigerisë dhe Burkina Faso
Kupa e Afrikës do të shpallë fituesin e saj me një ndeshje që askush nuk do ta kishte parashikuar në fillim të turneut, Nigeri-Burkina Faso, do të jetë finalja e këtij edicioni në Kupën e Kontinentit të Afrikës. Nëse fitorja e të parëve kundër Malit me rezultatin 4-1 ishte e pritshme, ajo me penallti e Burkina Fasos ndaj pretendentëve të Ganës ishte thuajse e paimagjinueshme.Gana, kaloi në avantazh në minutën e 13-të falë një penalltie inekzistente, por Burkina Faso arrin të reagojë dhe pas disa rasteve, gjen barazimin në minutën e 60-të me anë të Banse.Në shtesën e ndeshjes ndodhë gjithëçka, kombëtares së Burkina Faso i anulohet një gol, ndërsa në minutën e 117-të, Pitroipa rrëzohet në zonë, por gjyqtari i ndeshjes, në vend që të japë penallti, largon lojtarin me karton të kuq. Ndeshja shkon në penallti, ku lojtarët e Burkina Faso tregohen më të saktë sesa ganezët duke fituar të drejtën për të luajtur në finale për herë të parë.Ndërsa në takimin tjetër mes Nigerisë dhe Malit ndeshja ka përfundur me rezultatin 4-1. "Supershqiponjat", nuk e kanë vënë asnjëherë në dyshim fitoren pasi e kanë kryesuar ndeshjen që në 45 minutat para me rezultatin 3-0. Në pjesën e dytë, të besuarit e teknikut Stefen Keshi, do të shënojnë një tjetër gol ndërsa edhe Mali do të realizonte golin e nderit në minutën e 75-të. Nigeria me këtë rezultat të pastër siguron finalen ku përballë do të ketë skuadrën e Burkina Faso.Finalja e Kupës së Kontinentit më të varfër në botë, do të zhvillohet në datën 10 Shkurt në orën 19. Ndërsa ndeshja mes Malit dhe Ganës, e vlefshme për të përcaktuar vendin e tretë dhe të katërt, do të luhet me 9 Shkurt në të njëjtin orar.