Torres te Fiorentina, nëse Jovetiç largohet nga Firence

Gazeta italiane "La Nacionale" ka publikuar sot një lajm të bujshëm ku thuhet se Fernando Torres, është një hap larg kalimit në Itali.Nuk është as Juve as Milan dhe as Inter që kërkojnë shërbimet e sulmuesit Iberik, janë drejtuesit e Fiorentinës ata që po mundohen të sjellin në Firence një superlojtarë siç është Torres.Me shitjen e mundshme të Jovetiç në radhet e Sitit, drejtuesit vjollcë janë të gatshëm ta zëvendësojnë atë me një tjetër emër të madh. Tani mbetet për tu parë nëse këto janë vetëm zëra apo ka diçka konkrete mes klubit dhe bomberit spanjoll.