Dasmat e aktorit George Clooney s’kanë të sosur
Duket se Xhorx Kluni (George Clooney) po i shijojnë dasmat. Pas ceremonisë në Venezia të Italisë, aktori i ka thënë Po sërish juristes Amal Alamuddin në Angli. Dasma është mbajtur në një hotel në Buckinghamshire, por duket se ka lënë indiferentë, banorët e zonës.Mediat vendase thontë se hoteli është rezervuar nga prindërit e Alamudin, ndërsa e gjithë hyrja u zaptua nga reporterë televizivë dhe fotografë. Por Roger Smit thotë se nuk është aspak i emocionuar për këtë ceremoni. "Ai është një njeri i thjeshtë apo jo, si unë. Një njeri i zakonshëm. Gruaja ime është shumë e emocionuar".Të tjerë thonë se dasma në Venecia mund të ketë qenë e mrekullueshme, por çifti duhet të kishte zgjedhur që në fillim Marlown për ceremoninë martesoreXhorx Kluni (George Clooney) i dha fund beqarisë me një dasëm madhështore në Vencia në prani të 90 të ftuarve VIP.Oranews.tv