Militantët e IS kanë në duar edhe armë kimike, zbulojnë një arsenal të fshehur
“New York Times” shkruan se militantët e IS kanë në duar edhe armë kimike. Bëhet fjalë për qindra armë të tilla që janë të depozituara në një kompleks afër Bagdadit, i cili ka rënë në duart e Shtetit Islamik.Prestigjozja amerikane zbulon se bëhet fjalë për mijëra armë kimike të zbuluara në 2003-in gjatë ndërhyrjes amerikane, të cilat Pentagoni kishte vendosur t'i shkatërronte fshehtas. Kjo fshehtësi, edhe për faktin se armët janë prodhuar në SHBA. Ato kanë qenë të depozituara që nga përfundimi i luftës irako-iraniane.Presidenti i atëhershëm amerikan, George Ë. Bush dhe Kryeministri britanik Toni Blair pohonin atëherë se qëllimi i luftës ishte "marrja e armëve të shkatërrimit në masë, të ndërpritet mbështetja që Sadam Husein iu ofronte terroristëve dhe të lirohet populli irakian". Por, të gjitha armët kimike të gjetura ishin prodhuar para vitit 1991.Arsyeja e dytë e fshehjes, sipas gazetës NYT, ishte se 80% e këtyre armëve ishin dizajnuar në SHBA, të prodhuara në Evropë dhe të mbushura me iperit në Irak. "Më është urdhëruar që të them se “asgjë të rëndësishme" nuk kemi gjetur, zbulon Jarrod Lampier, një ushtar amerikan në pension.Oranews.tv