Tragjedia ne Nepal, shkon në 39 numri i viktimave
Ka shkuar në 39 numri i viktimave në Nepal, pas stuhisë vdekjeprurëse dhe orteqeve të mëdha që goditën Himalajet. Helikopterët po ndihmojnë për të transportuar të mbijetuarit dhe për të kërkuar të tjerë, teksa frika se një numër i madh trupash pa jetë janë nën deborë rritet çdo ditë.Në total janë shpëtuar 289 persona në tragjedinë e konsideruar më e rënda në vargmalet e Nepalit. Qeveria ka deklaruar se prioritet i saj është shpëtimi i sa më shumë njerëzve, por operacionet janë komplikuar, pasi në këtë sezon në malet e Nepalit ka shumë turistë.Moti i keq goditi një vend pushimi 4,500 m mbi nivelin e detit, ku mes viktimave kishte shtetas nga Nepali, Izraeli, Kanadaja, India, Sllovakia dhe Polonia, të gjithë të pasionuar pas udhëtimeve në malet e larta.Ky vit ka qenë i mbushur me fatkeqësi për industrinë e alpinizmit të Nepalit, i cili është një ndër vendet më të varfra në botë dhe alpinizmi është një ndër burimet e pakta të të ardhurave. Më herët një ortek gjikand në malin Everest vrau 16 punonjës të alpinizmit.