Ekonomitë botërore, Lagarde: Kemi rritje

“Kemi rritje ekonomike”. Kështu ka deklaruar shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar Kristin Lagarde, në takimin vjetor të udhëheqësve botërore financiare në Uashington DC .Në një konferencë për shtyp në selinë e FMN, Lagarde tha se ekonomia botërore nuk është aty ky zyrtarët do të donin të ishte, por të paktën është në një nivel më të mirë nga çka qenë kohët e fundit."Rritja ekonomike është kthyer, jemi drejt rikuperimit. Nuk është ndonjë nivel shumë i lartë, apo ajo që do të dëshiromin, por kemi rritje ekonomike.Duke pasur parasysh thellësinë e krizës financiare, fakti është se kjo ishte një krizë virale që ka përfshirë të gjithë globin, e cila u shoqërua edhe me një krizë të madhe të pasurive të patundshme në shumë nga ekonomitë më të mëdha.Kriza të tilla duan kohë të tejkalohen, pasi kemi një popullsi në plakje në shumë vende të botës e fatkeqësisht një papunësi të rrënjosur thellë” – u shpreh Lagarde.Takimet e kësaj jave kanë pasur në fokus rikuperimin e ekonomisë botërore, pas disa vitesh rritje tepër të ngadaltë. Kristine Lagarde tha se bordi i FMN miratoi një plan stimulimi, i  cili  bën thirrje për rritje efikase dhe  investime në infrastrukturë.Gjithashtu thirrje për rritje ekonomike bëri edhe kreu i këshillit financiar në fondin Monetar Ndërkombëtar Tharman Shanmugaratnam. Ai tha se nëse problemet e rrtjes ekonomike nuk zgjidhen sot, e nesërmja do të jëtë akoma më e vështirë, duke theksuar në mënyrë të përsëritur rëndësinë e miratimit të zgjidhjeve afatgjata.