Putin takon Berluskonin natën vonë, pas Samitit të Milanos

Presidenti i Rusisë  Vladimir Putin i ka bërë një vizitë natën vonë mikut të tij Silvio Berluskoni. Nuk kishte si të ndodhte ndyshe, ai ka shfrytëzuar kohën pas përfundimit të Samitit të Milanos dhe rreth orës 03:45 të mëngjesit është nisur drejt vilës së ish-Kryeminsitrit të italisë.Tashmë njihet botërisht marëdhënia mes Berluskonit dhe Putin, e forcuar kjo gjatë kohës kur Berluskoni ishte në pushtet. Takimi ka zgjatur rreth dy orë mes dy miqve të vjetër në shtëpinë e Berluskonit, ku duken qartë edhe familjarët e tij.62 vjeçari  Putin u nis drejt Berluskonit pas takimit të zhvilluar me kancelaren gjermane Angela Merkel, pas vonesës së tij, e cila u komentua në të gjitha mediat botërore. Megjithatë Putin njihet për mungesën e korrektësisë dhe këtu kujtojmë takimin me Papa Françeskun vitin e kaluar në Vatikan, ku kreu i Kremlinit u paraqit në takim 50 minuta me vonesë.Ndërkohë Berluskoni, 78 vjeç po vuan dënimin punë të detyruar në komunitet, pas vendimit të gjykatës së milanos për evazion fiskal.