Marina amerikane bazë ushtarake në Rumani
Marina amerikane është pranë përfundimit të ndërtimit të një bazë të re ushtarake në jug të Rumanisë, një vendim ky që kundërshtohet fort nga Rusia.Baza në qytetin Deveselu mendohet se do të jetë aktive në vitin 2015, kur edhe do të përfshihet në sistemin mbrojtës të NATO-s.Kundëradmirali amerikan, Xhon Skorbi, komandat i Marinës për Europën, Afrikën dhe Azinë Jugperëndimore, tha se ky vendim është marrë duke parë kërcënimet gjithnjë e në rritje ndaj SHBA-së dhe aleatëve të saj."Por fatmirësisht, kapacitetet e NATO-s gjithashtu po rriten", - shtoi Skorbi.Baza do të shërbejë si pikë kyçe e planit amerikan për ngritjen e një "mburoje" në lindje të Europës. Në vitin 2018, një tjetër bazë e tillë do të bëhet aktive në Poloni.Rusia është totalisht kundër këtij projekti dhe pretendon se armatimet janë drejtuar ndaj saj, duke parë situatën e tensionuar që është krijuar në Ukrainë. Por plani është aprovuar që në vitin 2007 nga administata Bush dhe është mbështetur nga Obama, dhe fokusi i atëhershëm ka qenë kërcënimi që vinte nga terrorizmi në vendet e Lindjes së Mesme.Anijet amerikanë patrullojnë mesdheun rregullisht që prej vitit 2011, ndërsa një vit më pas u ndërtua në Turqi një sistem i përparuar satelitor në Turqi. Kostot e ndërtimit të bazës në Deveselu janë mendohet se janë 134 milionë dollarë.