"The Guardian": Lista e shkeljeve të Serbisë, e gjatë deri në absurditet

Prestigjozja britanike "The Guardian" ka mbajtur nje qendrim te prere dhe te forte ndaj vendimit te UEFA-s, duke e cilesuar ate jo vetem te gabuar, por edhe te padrejte.Ne nje shkrim me titull "Serbia's charge sheet is absurdly long and Uefa needs to get tough" (Lista e shkeljeve te Serbise eshte e gjate deri ne absurditet dhe UEFA duhet te jete e ashper), analizohet gjithçka ndodhi mbremjen e 14 tetorit ne Beograd dhe rrethanat qe sollen verdiktin e komisionit te disiplines."Politikanet duhet te merren me politike, ndersa sporti duhet te jete nje vend vllazerimi, qe i bashkon njerezit." Keshtu ka deklaruar Mishel Platini me here gjate ketij viti ne nje nga diversionet e shpeshta te presidentit te UEFA-s nen moton "sporti dhe politika nuk duhet te perzihen". Por ndersa droni fluturoi ne menyre surreale mbi stadiumin e Beogradit me 14 tetor, duke sjelle rremujen qe pasoi ne fushe, ishte incidenti me i fundit qe e beri, ne rastin me te mire te dukej naiv ky qendrim dhe ne rastin me te keq, i rrezikshem. Keshtu e nis artikullin e tij gazetari Ouen Gibson, i "The Guardian", i cili pasi permend denimin e komisionit te disciplines, duke e cilesuar si nje sjellje e UEFA's me moton "faji i takon te gjitheve", thekson:"Ne mungese te çdo prove se kush e fluturoi ate dron, eshte nje verdikt i rende per shqiptaret, qe dalin pa pike, por edhe me tre gola te pesuar. Eshte e qarte se ne kete process quasi-juridik, secila pale do te prezantoje ne menyre agresive ceshtjen e saj. Por toni i pretendimit serb sikur te ishin Ministria e se Vertetes, ku Federata Shqiptare akuzohej per orkestrimin e aksidentit me dron si nje akt te paramenduar terrorist, tingellon qesharak.Te gjithe te pranishmit ne stadium kane folur per nje atmosfere super te ngarkuar me nacionalizem.", thekson me tej the Guardian, duke analizuar: "Megjithe mungesen e tifozeve miq, atmosfera nuk u ndihmua nga nje operacion sigurie, qe sipas deshmitareve, ishte teresisht i papershtatshem. Gure, çakmake, fishekzjarre dhe objekte te tjera u leshuan ne drejtim te lojtareve shqiptare ndersa largoheshin nga fusha e lojes, ndersa Federata Shqiptare pretendon se ne tarracen e stadiumit eshte pare edhe nje karroce dore.Banera qe glorifikonin kriminelet e luftes u shfaqen ne stadium, ndersa u degjuan koret e tifozeve "vritini, vritini, shqiptaret dhe "digjini, digjini te gjalle derisa te mos mbetet njeri."Shfaqja e huliganit famekeq Ivan Bogdanov ne fushe vertetoi mungesen e deshires ose te aftesise te autoriteve serbe per ta admiistruar ndeshjen dhe nje kujtese te lidhjeve te ngushta mes ultrasve te Beogradit dhe vrasjeve te Arkanit ne rajon ne fund te viteve 90."Kur shpertheu ferri, pas incidentit me dronin,- me rojet e sigurise, tifozet dhe sic pretentohet edhe policia qe sulmoi lojtaret shqiptare, te mbrojtur nga lojtaret serbe, - fucia e barutit donte vetem nje shkendije. Ka pak dyshime se droni surreal dhe permbajtja e tij u bene shkak per ate shkendije. Por edhe nese ne dhe UEFA mund te dyshojme se ishte nje shqiptar qe e pilotoi, pa prova, eshte e veshtire t'i fajesosh. Duke marre parasysh pretendimin dhe kunderpretendimit ne raste te tilla asnjehere nuk eshte e lehte, por kjo nuk eshte hera e pare qe UEFA duket se eshte rrezuar mes disa stolave," shkruan me tej the guardian, duke konstantuar se nuk ka dyshim qe te dyja e palet ishin fajtore. Por nese Serbia do ti luaje dy ndeshjet ne shtepi pa tifoze, Shqiperia mori ndeshkimin me te rende sportive. Pertej deklaratave dhe retorikes, shanset e Shqiperise per tu kualifiakuar ne Euro 2016 moren nje goditje. Cfare ndodh nese Serbia kualifikon me golavazash me te mire se ata? Dhe per me teper, cfare do te beje UEFA per ndeshjen e kthimit ne Shqiperi pas nje viti?Lista e shkeljeve te Serbia po behet e gjate deri ne absurditet. Kater vite me pare, kualifikuesja e Euro 2012 kunder Italise u pezullua pas rremujave. Ka patur incidente te rregullta me klubet serbe ne kompetencionet europiane dhe ne dhjetor 2012 ndeshja e skuadres u-21 te anglise perfundoi ne kaos, ku lojtaret u sulmuan ne fushe pas akuzave per racizem. Dy ndeshje pa tifoze nuk pritet ta rregullojne kete problem, vecanerisht kur serbet mbeten agressive ne mohim, thekson prestigjozja britanike, duke e mbyllur artikullin me nje thumb per UEFA dhe komisionin e disciplines: "Kjo jave ishte projektuar nga UEFA si "java e aksionit kunder racizmit", kujtesa me e fundit se spotet televizive, bluzat dhe fjalet e bukura jane te gjitha shume te mira. Por nese ato nuk mbeshteten nga vendime koherente te trupes disiplinore te UEFA-s, nuk do te arrijne shume.Oranews.tvUntitled